AKTUALITET, 12 Maj 2020, 16:57

Rama: Reforma në drejtësi duhet zbatuar, mund ta rishikojmë vetëm me bashkautorët

Rama: Reforma në drejtësi duhet zbatuar, mund ta rishikojmë

Në konferencën online me gazetarët, kryeministri Rama u pyet në lidhje reformën në drejtësi.

Pyetje: Kemi dëgjuar nga një deputet i mazhorancës që nuk është tabu që të rishikohet edhe reforma në drejtësi. A ka mundësi për t’ju rikthyer edhe njëherë kësaj reforme, duke pasur parasysh edhe kritikat nga opozita dhe presidenti i republikës, për të pasur një konsensus me opozitën?

Rama: Ne jemi në një vend të lirë dhe tabu nuk është asgjë. Grupi i PS_së janë pasqyrë e këtij vendi të lirë ku jetojmë, që ka një liri fjale që shkon përtej caqeve se shumë vende të zhvilluara. Shqipëria është vendi ky shpifet më lirisht pothuajse në të gjitha vendet e tjera të botës. Nuk e gëzon askush një liri shpifje si në Shqipëri. Edhe në grupin e PS-së të gjitha diskutohen.

Reforma në Drejtësi nuk është një vepër ekskluzive e jona, është një vepër në proces me bashkautorësinë e partnerëve evropianë dhe SHBA. Nuk e ka dëgjuar nga ata që ka vend për t’u rishikuar deri më sot. Asgjë nuk është e papërmirësueshme.

Në këto kushte duhet zbatuar në realitet, pastaj mbrojtësit flaktë dhe të akullt janë tema të tjera. Përgjigja ime është jo, përderisa duhet ta zbatojmë dhe nëse do të ketë vend për ta riparë do të diskutohet më bashkautorët.