AKTUALITET, 12 Maj 2020, 17:57

Neritan Sejamini sfidë opozitës: Tregoni kush janë oligarkët, ose ulni kokën!

Analisti Neritan Sejamini, ka reaguar pas deklaratës së bujshme të Edi Ramës, se në Shqipëri nuk ekzistojnë oligarkët.

Sejamini thotë se opozita e vendit, duhet të tregoja emrat e oligarkëve, ndryshe të heshtë dhe të ulë kokën, duke pranuar deklaratën e Ramës.

Deklarata e Ramës për oligarkët, në konferencën virtuale për mediat:

I mbetem asaj qe kam thënë, në Shqipëri nuk ka oligarkë, mjafton të referohemi tek termi dhe të nxjerrim konkluzion.

Oligarkë nuk janë ata që janë sipërmarrës të pasur, nuk janë ata që përmes biznesit realizojnë të ardhura më shumë se të tjerët, por ata që influencojnë vendimarrjet e qeverisë dhe parlamentit dhe diktojnë axhenda të caktuara politike, në funksion të interesave të tyre.

Nuk kam njohur deri më sot, asnjë person që ta ketë këtë pushtet në Shqipëri. Nuk kemi marrë asnjëherë asnjë vendim që nuk ka qenë i diktuar nga bindjet tona dhe qasja jonë, në raport me interest e vendit.

Është term që përdoret në mënyrë të gabuar, përsëritet papushim për të krijuar një ide të gabuar, lidhur me një numër të caktuar njerëzish që nuk janë bërë të pasur nga hiçi, pas ardhjes tonë në qeveri, por kanë vënë pasurinë e tyre në shumë vite dhe me ardhjen tonë në qeveri paguajnë më shumë taksa për shtetin shqiptar”.

Ende nuk ka patur një reagim nga kryetari i opozitës, lidhur me këtë deklaratë.

Kujtojmë se opozita ka përmendur shpesh faktin se oligarkët e lidhur me qeverinë, diktojnë jetën politike dhe ekonomike të vendit, por ka qenë selektive në përmendjen e emrave.

/TPZ.al/