TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish Ministri i Shëndetësisë, Leonard Solit, i ftuar në studion e lajmeve në Abc News, komentoi deklartën e kryeministrit Rama, se në Shqipëri nuk ka oligarkë.
Solis tha se sot në Shqipëri ka më shumë oligarkë se kurrë, që ndikojnë tek politika dhe se gjendja e vendit është më keq se kurrë.
“Pa dyshim që ka oligarkë, sot më shumë se kurrë ndonjëherë. Madje ata tani ndërhyjnë për përfitime ekonomike edhe tek politikanët. Situata është më keq se kurrë, ata ndikojnë tek tenderat. Oligark është ai që pasurohet dhe ndikon në vendimmarrjen politike. Programet e çdo force politike, janë për një treg të lirë, për një mundësi të barabartë të të gjithëve, dhe jo për influenca. Nuk ka qenë më keq se tani, madje tenderët janë edhe të parashikueshme ku do shkojnë. Ka edhe oferta krejt të pakërkuara. Edhe ndikime ka që mund të dalin më vonë”, tha Solis.
Më tej, Solis foli edhe për sistemin zgjedhor. Ai tha se populli prej disa vitesh po voton thjesht "numra dhe jo emra".
“Në të dyja forcat politike ka një defekt të rëndë, përsëri po zihen për flokësh. Populli ka disa vjet që voton numra, çdonjëri duhet të varet nga këmbët e veta, duhet të votohen emra”, tha ai.