TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 45-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane pasi akuzohet për plagosje të rëndë me dashje. Sipas mediave italiane, shkak për plagosjen u bë një mosmarrëveshje që lindi brenda ambjenteve të Caritasit në qytetin e Forlit, mes shqiptarit dhe një 29-vjeçari nigerian.
Në momentin kur ndërhyri policia, shqiptari i cili ishte i dehur, e kishte fytyrën të mbuluar nga gjaku. Nigeriani ndërkohë, tregon se shqiptari për motive banale në një moment shpërqëndrimi, i kishte hedhur në kokë një shishe me benzinë, ndërsa kishte nxjerrë një çakmak nga xhepi dhe e kishte afruar pranë tij, duke e kërcënuar për vdekje.
Shqiptari e ndoqi më pas nigerianin nëpër lulishten në oborrin e Caritasit, derisa u ndalua nga njerëzit që ndodheshin aty dhe karabinierët. Gjykata arriti që të vërtetonte krimin e kryer nga shqiptari, i cili pas arrestimit u dërgua në burgun e Forlit.