AKTUALITET, 12 Maj 2020, 18:56

"Injorant, llapaqen, hu gardhi"/ Emisioni i Artur Zhejit kthehet në "çmendinë" 360 gradë!

"Injorant, llapaqen, hu gardhi"/  Emisioni i Artur Zhejit kthehet

Emisioni i Artur Zhejit, fiks siç ka emrin 360 gradë, veçanërisht këto kohët e fundit, ka marrë trajtat e një "çmendine",  ku shpalosen të gjitha llojet e shpërthimeve dhe teorive kōnspirative.

Mbrëmjen e djeshme ka patur një debat me "epitete" mjaft të larmishme mes personazheve që marrin pjesë në këtë emision.

Ja debati:

Kujtim Gjuzi: Po lere ta mbaroj mor Zaçe tani. Po ajo ishte e Bejdos tani, e vodhe edhe këtë? Ngadalë ore derman ngadalë

Zaçe Islami: Dëgjo do ta mbyllë gojën me shishe pastaj, mos e zer në gojë emrin ti,

Kujtim Gjuzi: Çfarë tha ore?

Zaçe Islami: Ja këtë që po them, llapaqen.

Kujtim Gjuzi: Ore kë onfendon ti? Çfarë avokati je ti ore? Çfarë kulture ke ti?

Zaçe Ismlami: S’jam si ti unë…

Kujtim Gjuzi: Ore edhe njëherë kujdes me llapën, kujdes me llapën se je edhe burrë plak.

Zaçe Ismali: Kujt i thua burrë plak ti?

Kujtim Gjuzi: Ty ore ty …

Zaçe Islami: I shkreti ti po ti qenke sbathur në të katërta

Kujtim Gjuzi: Ore je në terezi apo jo, mbaje gojën.

Zaçe Islami: Ç’ke me gojën ti? O injorant, je hu gardhi, edhe hu i gardhit bën një gjë, ti s’bën asgjë.