AKTUALITET, 21 Mars 2018, 12:20

Denoncimi i ish-ministrit: Në listën që do bëjnë Vetingun e gjyqtarëve, ata që do bëjnë qokat e pushtetit

Ish-ministri Ylli Manjani duke iu referuar një denoncimi bërë nga emisioni investigativ "Stop" se në listat e personave që do të kontrollojnë gjyqtarët dhe prokurorët ka persona të futur nga njerëz të qeverisë, shprehet se një fakt të tillë e ka paralajmëruar më parë.

Sipas Manjanit, në listën që do të bëjnë vettingun ka edhe persona të tjerë të përjashtuar më parë nga detyra  dhe që në lista janë vetëm për të larë hesapet.

Postimi i plotë

Emisioni Stop, mbrëmë denoncoi një ish të shkarkuar, që do bëjë vetting!

Çudi pra! Më 18 shkurt 2017 e kam paralajmëruar...

Nuk është vetëm Ai! Ka të tjerë aty, që janë futur vetëm për të larë hesape personale dhe qokat e pushtetit!