LIFESTYLE, 4 Janar 2018, 14:31

Demi Moore në një lidhje me këngëtarin 30 vite më të vogël

Demi Moore në një lidhje me këngëtarin 30 vite më

Demi Moore krahas talentit si aktore, njihet edhe për lidhjet e saj me meshkuj më të vegjël se vetja.

Marrëdhënia e saj me Ashton Kutcher për një kohë të gjatë, ka qenë në qendër të vëmendjes së medias rozë deri në momentin kur ky i fundit, vendosi të ndahet dhe ta lërë 55-vjeçaren për Mila Kunis.

Së fundmi, Demi Moore duket se është në fillimet e një lidhjeje të re, këtë herë më këngëtarin e famshëm Nick Jonas, i cili gjithashtu tërhiqet nga femra më të mëdha në moshë. Ashtu si Demi edhe Nick më parë, ka qënë i përfshirë në romanca me femra më të mëdha se vetja si Kate Hudson, Delta Goodrem dhe Georgia Fowler.

Nick dhe Demi të cilët kanë një diferencë moshe prej 30 vitesh, po takohen fshehurazi, pasi nuk janë gati ta pranojnë haptazi marrëdhënien e tyre. Burime për “Acer Showbiz”, kanë konfirmuar se vajza e aktores, ka qenë ajo e cila i ka afruar duke njohur më së miri shijet e mamasë së saj.

Mbetet ende për t’u parë nëse ata do të shfaqen në publik së bashku, edhe pse fansat e tyre nuk janë të lumtur për këtë romancë.

[gallery ids="50246,50247,50248,50249,50250,50251,50252,50253,50254,50255,50256,50257"]