AKTUALITET, 22 Maj 2019, 12:53

VIDEO/ Ramush Haradinaj si Putin, lahet në liqenin e ngrirë

VIDEO/ Ramush Haradinaj si Putin, lahet në liqenin e ngrirë


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka sfiduar veten, duke u larë në një liqen të ngrirë.

Pasi fundjavën e ka kaluar në bregdetin e Shqipërisë, ku edhe ia bëri sefte detit për këtë vit, kryeministri Haradinaj është ndalur për shëtitje në bjeshkë.

Gjatë ditës së djeshme Ramush Haradinaj ka postuar në Facebook se ka vizituar majën e Gjeravicës.

Aty e ka provuar edhe larjen në liqenin e ngrirë.

Në një videon Haradinaj shfaqet duke u larë në temperatura të ulëta. Madje shoqëruesve të tij u thotë “s’koka shumë ftoftë”.

[playlist type="video" ids="255751"]