TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë një mbledhje të organizuar sot mbasdite tek fakulteti i Arkitekturës, midis studenteve dhe pedagogëve për shkak të protestës është komunikuar dhe dorëheqja e pedagogut të Arkitekturës Thanas Nushi.
Burime bëjnë me dije se mbledhja është organizuar për shkak të protestës dhe është folur për të gjitha problematikat, për pedagogët dhe ankesat e tjera që studentët mund të kenë.
Po ashtu dekani i Arkitekturës në fund të mbledhjes u ka kërkuar falje studentëve, për situatën e krijuar.
Thanus Nushi, ishte një ndër pedagogët e nxjerrë në pankarta, i cilësuar edhe si ‘il padrino’, dhe akuzohej se kërkonte favore seksuale në këmbim të notës, por nëpër rrjetet sociale shprehen se vetëm Thanas Nushi nuk mjafton, duhen plotësuar 8 kërkesat.