TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ardian Çapja dyshohet se është personi i cili ka qenë shënjestër i të shtënave me ārmë zjarri në Elbasan këtë të hënë, raporton Panorama.
Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve e aktualisht i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Por familjarët e tij nuk kanë dhënë këtë version.
Në spital për uniformat blu kanë deklaruar se ai është rrëzuar në shtëpi dhe është lënduar.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen e quajtur Kraste. Banorët në zonë kanë raportuar për të shtëna me ārmë zjarri dhe shumë pranë banesës ku jeton Ardian Çapja ka marrë flakë një mjet që nga të dhënat e policisë mësohet se ka pasur targa false.
Dyshohet se makina e djegur është e autorit të ngjarjes.
“Në spital ka shkuar një person i dëmtuar i identifikuar si Ardian Çapja, cili është në sallë operacioni aktualisht.
Kur ka shkuar policia të marrë detaje, familjarët kanë deklaruar se ai është lënduar pasi është rrezuar në banesë por nuk flasin për të shtëna me armë”, raportoi News24.
Përveç forcave të shumta të Policisë lokale, edhe RENEA po i drejtohet Elbasanit për hetimet dhe kërkimet e autorit/autorëve
Elbasan/Informacion paraprak
Më datë 08.06.2020, rreth orës 09.37, në urgjencën e spitalit Elbasan, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi A.Ç.,rreth 55 vjeç, banues ne lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, dyshohet i plagosur me armë zjarri. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.