TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Manchester United dhe Chelsea ndanë pikët pas një barazimi pa gola në “Old Trafford” në kuadër të javës së gjashtë të Premier League. Në fakt, për nga mënyra se si u zhvillua ndeshje ky ishte rezultati më i drejtë, edhe pse duhet pranuar që “Djajtë e Kuq” ishin më pranë fitores.
Diferencën te “Blutë e Londrës” e bëri portieri Edouard Mendy, i blerë këtë verë te Rennes, i cili në të paktën dy momente kreu ndërhyrje vendimtare, duke i mohuar golin Marcus Rashford në minutën e 36-të dhe në kohën shtesë.
Në fundin e pjesës së parë Rashford pretendoi për 11-metërsh, por edhe pasi kryesori u konsultua me sistemin VAR, i qëndroi vendimit të tij fillestar, pra për të vijuar lojën.
Debutoi në radhët e “Djajve të Kuq” Edinson Cavani, i cili u hodh në fushë në vend të James në minutën e 58-të.