SPORT, 24 Tetor 2020, 09:21

Tetë muaj i bllokuar për shkak të pandemisë, futbollisti shqiptar “divorcohet” me klubin pa luajtur asnjë minutë


Një eksperiencë tepër e çuditshme ajo e mesfushorit me origjinë shqiptare, Blerim Xhemaili, në kampionatin kinez. Futbollisti iu bashkua skuadrës së Shenzhen, 8 muaj më parë, por nuk arriti të aktivizohej asnjë minutë me këtë skuadër, për shkak të bllokimit të pandemisë.

Ndërkohë së fundmi, Xhemaili, ka arritur akordin me drejtuesit e klubit për të prishur akordin dhe për t’u larguar. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Instagram”, mesfushori shkroi:

“Gjërat nuk shkojnë gjithmonë si do të dëshironim. Megjithatë kam pasur kënaqësinë që të takoj persona fantastikë, të njoh një vend fantastik, një kulturë të re dhe një qytet të jashtëzakonshëm”.

[caption id="attachment_467677" align="alignnone" width="1024"] LENS, FRANCE - JUNE 11: Blerim Dzemaili (2nd R) of Switzerland in action against Mergim Mavraj (R) of Albania during the Euro 2016 group A football match between Albania and Switzerland at the Bollaert-Delelis Stadium in Lens, France on June 11, 2016. (Photo by Evrim Aydin/Anadolu Agency/Getty Images)[/caption]

Për sa i përket të shkuarës, vlen të theksohet fakti se 34-vjeçari ka një CV tepër të pasur, duke u aktivizuar me skuadra të rëndësishme si Torino, Parma, Napoli, Gallatasarai, Xhenoa dhe Bolonja.  Ai pritet të nisë një aventurë të re pas largimit nga Kina.