TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Donyell Malen është një nga talentet më të mëdhenj të futbollit holandez. Sulmuesi me origjinë nga Surinami, është 21 vjeç, prej korrikut të vitit 2018 luan me ekipin e parë të PSV dhe numëron 4 ndeshje e 1 gol me kombëtaren e Holandës.
Interesimi nga klubet e mëdha evropiane nuk i mungon, teksa agjent ka Mino Raiolën. Juventusi, Barcelona dhe Arsenali shihen si opsionet ku pritet të vazhdojë karrierën.
5 gola ka shënuar këtë sezon Malen, nga të cilat tre në kampionat dhe dy në Europa League. Në Spanjë raportojnë se kampionët e Italisë kanë parakaluar Barcelonën në garën për shërbimet e tij.
Gjithsesi, nuk duhet neglizhuar Arsenali. Trajneri i “Topçinjve”, Mikel Arteta e pëlqen shumë sulmuesin dhe drejtuesit e klubit londinez janë gati t’i plotësojnë çdo kërkesë agjentit Raiola