SPORT, 24 Tetor 2020, 20:31

Kriza e Schalkes nuk njeh fund, Borussia e Dortmundit i bën tre në derbi

Kriza e Schalkes nuk njeh fund, Borussia e Dortmundit i bën tre në

Schalke 04 nuk po sheh dritë në fund të tunelit në Bundesligë. Ekipi i drejtuar nga Manuel Baum u mposht thellë 3-0 në derbin e Ruhrit nga Borussia e Dortmundit, duke koleksionuar ndeshjen e 21-të radhazi pa fitore në elitën e futbollit gjerman (duke marrë në konsideratë edhe takimet në fazën e dytë të sezonit të kaluar). Vetëm në sezonin e ri Schalke ka pësuar 4 humbje (ka marrë vetëm një barazim me Union Berlinin, 1-1), me një golaverazh të frikshëm negativ 1/19.

Sa i përket kronikës së këtij derbi të zhvilluar në “Signal Iduna Park”, “Blutë Mbretërorë” rezistuan deri në minutën e 55-të, kur Akanji zhbllokoi sfidën, ndërsa në të 61-tën Halaald realizoi të dytin i shërbyer nga Sancho. Schalke kapitulloi përfundimisht pas golit të tretë të shënuar nga Hummels 12 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.