TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bayerni një “uragan” që shkatërron gjithçka i del përpara. Forcën dërrmuese të kampionëve në fuqi të Gjermanisë këtë radhë e provoi Eintrachti i Frankfurtit, që pësoi plot 5 gola në “Allianz Arena”.
Një takim që u vendos në 45 minutat e parë, me Robert Lewandowskin që u shfaq të formën e tij më të mirë, duke shënuar dy herë, në minutat 10’ dhe 26’ dhe në portën e Trapp, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë, më saktë në të 60-tën shënoi të tretin personal.
Bavarezët nuk u mjaftuan me kaq, pasi e tundën edhe dy herë të tjera rrjetën e miqve me anë të Sanesë dhe Musialas.
Fitore edhe për Leipzigun, që iu imponua 2-1 Herthas së Berlinit, ndërsa Borussia e Monchengladbachut fitoi 2-3 ndaj Mainzit.
Union Berlin – Frieburg u mbyll pa fitues 1-1.