TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është gjithmonë ai, Romelu Lukaku, “shpëtimtari” i Interit. Sulmuesi belg shënoi golin e parë të sfidës (të pestin në pesë ndeshjet e luajtura deri tani në Serinë A) ndaj Genoas, e fituar 0-2 nga zikaltrit.
Në minutën e 65-të të ndeshjes, kur mendohej se sfida po shkonte drejt barazimit, pasi skuadra e Conte nuk po godiste portën, erdhi goli i Lukakut pas kombinimit me Barellan. Në rënie e sipër, 26-vjeçari goditi me vështirësi me të majtën, me topin që shkoi në krahun e majtë të portierit, duke tundur rrjetën.
Kaq i mjaftoi ekipit të Contes për të administruar lojën, madje në minutën e 79-të gjeti edhe golin e dytë me D’Ambrosion, i shërbyer me kokë nga Ranocchia, në zhvillimet e një këndoreje.
Një fitore që kthen në njëfarë mënyre qetësinë në kampin zikaltër pas barazimit me Lazion dhe humbjes në derbi me Milanin.