BALLKAN, 26 October 2026, 09:55

Ngjarja tragjike në Pejë, gruaja gjendet e vdekur vetëm dy orë pasi raportoi në polici dhunë në familje. Çfarë përmban letra e gjetur

Ngjarja tragjike në Pejë, gruaja gjendet e vdekur vetëm dy

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Vitomiricë të Pejës, ku një grua është gjetur pa shenja jete, vetëm pak orë pasi kishte raportuar në polici për dhunë në familje.

Bëhet me fjalë, se viktima është Arlinda Zekaj nga Vitomirica e Pejës, e cila dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e goditjeve me një mjet të fortë. Sipas raportimeve paraprake, i dyshuari për vrasjen është kunati i saj, i cili aktualisht ndodhet në arrati.

“Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se vdekja e saj ka ardhur si pasojë e goditjeve me një mjet të fortë. Personi i dyshuar për rastin e dytë (i cili dyshohet se është kunati i saj) ndodhet në arrati. Rreth orës 19:00, Stacioni Policor në Pejë është njoftuar për një rast të dhunës në familje, i cili ka ndodhur në fshatin Vitomiricë, në Pejë.

Viktima është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar. Po ashtu, është arrestuar dhe intervistuar edhe personi i dyshuar (bashkëshorti i viktimës), i cili është ndalur në mbajtje për 48 orë.

Viktima, me vullnetin e saj, është dërguar në shtëpinë e saj në fshatin Vitomiricë. Rreth orës 21:10, jemi njoftuar se e njëjta është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, njofton policia.

Rasti merr një kthesë edhe më shqetësues për faktin se vetëm tre ditë para ngjarjes, viktima i kishte dërguar një letër kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, ku kishte shprehur pakënaqësinë e saj lidhur me mënyrën se si po trajtohej rasti i saj nga zyrtarët përgjegjës. Në letrën e saj, ajo kishte paralajmëruar për rrezikun që ajo kishte.

“Uroj që të mos detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”, kishte shkruar ajo në letër.

Ajo kishte kërkuar gjithashtu hetime për të gjithë zyrtarët përgjegjës, duke përfshirë edhe ata të Qendrës për Punë Sociale.

“Kjo është shpresa ime e fundit”, kishte shkruar ajo.

Ngjarja tragjike në Pejë, gruaja gjendet e vdekur vetëm dy

Ngjarja tragjike në Pejë, gruaja gjendet e vdekur vetëm dy