TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rezultat i çmendur në Eredivisie të Hollandës. Ajax nuk është përmbajtur aspak në sfidën jashtë fushe me Venlo, kundërshtar të cilit i ka shënuar 13 gola! 0-13 u mbyll takimi i javës së gjashtë, teksa “Harkëtarët” kanë vendosur një rekord në ri në kampionat.
Ishte viti 1972 kur Ajax “shkatërronte” 12-1 Vitessen, ndërsa sot ka përmirësuar rekordin pas plot 48 viteve. 0-4 u mbyll fraksioni i parë i ndeshjes së sotme, teksa vendasit mbetën me një lojtar më pak në minutën e 52-të pas daljes me të kuqe të Kum.
Miqtë nuk u përmbajtën dhe shënuan edhe 9 herë të tjera në 45 minutat e dyta. E shtunë fantastike për Lassina Traore, me sulmuesin nga Burkina Faso që realizoi 5 gola. Rrjetat e tjera u shënuan nga Ekkelenkamp (dy herë), Huntelar (dy herë), Tadic, Antony, Blind dhe Martinez.
https://twitter.com/ADSportwereld/status/1320036498637545473?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1320036498637545473%7Ctwgr%5Eshare_3%2Ccontainerclick_1&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fcmenduri-ne-holande-ajax-i-pashpirt-fiton-0-13-dhe-thyen-rekordin-48-vjecar%2F