TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka patur një debat mes Jozefina Topallit dhe Mentor Kikisë, lidhur me lëvizjen e Sali Berishës në PD dhe ngjarjet që po ndodhin së fundmi në këtë parti.
Pjesë nga debati:
Mentor Kikia: Të pretendosh që demokracinë në PD ta kthejë Berisha, është e tmerrshme.
Jozefina Topalli: Të gjithë heshtnin kur Basha vriste, priste, bojkotonte, nuk hynte në zgjedhje. Do të kisha dashur të dëgjoja politikanë atëherë të flisnin...
Mentor Kikia: PD duhet shkundur me rrënjë dhe me degë.
Jozefina Topalli: Moçali ku e kishte çuar partinë tonë Basha, po lëviz. Berisha ka hapur një debat. Hapja debatit është i mirë apo i keq?
Mentor Kikia: Berisha i ka patur në dorë ç'mund të bënte në këtë vend.
Jozefina Topalli: Ne ja kërkojmë të gjithë një njeriu. Luftën duhet ta bënim të gjithë ne dhe ta fitonim ne. Është gjë e mirë hapja debatit apo jo?
Mentor Kikia: Cfarë bëtë ju kur Basha ju përjashtoi, hapët një parti të vogël. Ky është opozitarizmi?
Jozefina Topalli: Ne nuk u vendosëm në listë sepse nuk ishim dakord me bojkotin e zgjedhjeve. E paguam. Kjo është kosto. Sot e pagoi Oerd Bylykbashi. E kuptoni cfarë mentaliteti?
Mentor Kikia: Sot është hapur llogorja. Është hapur tani.
Jozefina Topalli: I vetëm në godinë, i ka ikur e gjithë ushtria...
Mentor Kikia: Ja e dha dorëheqjen Basha, rregullohet opozita?
Jozefina Topalli: Çështja është të mos shesësh kauzat, të mbledhesh forumet. Ke parë kryetar partie që thotë të mos mblidhen forumet?
/TPZ.al/
[gallery ids="573717,573709,573692,573693,573714,573716,573718"]