AKTUALITET, 30 Shtator 2021, 17:48

Rriten rastet me koronavirus në vendin tonë, ja sa humbën jetën në 24 orët e fundit

Rriten rastet me koronavirus në vendin tonë, ja sa humbën

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 4,835 testime nga të cilat 669 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 13 persona të prekur me Covid-19, ndërsa 936 kanë arritur të fitojnë betejën me virusin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 4,835 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 669 qytetarë, në këto bashki: 275 qytetarë në Tiranë, 57 qytetarë në Fier, 34 në Durrës, 27 në Vlorë, 25 qytetarë në Shkodra, Lushnje, 20 në Sarandë, 17 në Elbasan, 13 në Lezhë, Krujë, 12 në Gjirokastër, Berat, 9 në Kukës, Mallakastër, Gramsh, 8 në Kamëz, 7 në Kurbin, Korçë, 6 në Malësi e Madhe, Kavajë, Dibër, Kuçovë, Peqin, Librazhd, 5 në Pogradec, 4 në Divjakë, Tepelenë, 3 në Mirditë, Mat, Patos, Këlcyrë, Memaliaj, Devoll, Dimal, 2 në Pukë, Vorë, Rrogozhinë, Skrapar, 1 në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Has, Tropojë, Klos, Selenicë, Konispol, Libohovë, Dropull, Poliçan, Belsh, Prrenjas.

Janë 9,823 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 13 qytetarë: 1 qytetare 34 vjeçe nga Lezha, 1 qytetare 52 vjeçe nga Librazhdi, 1 qytetar 55 vjeç nga Fieri, 6 qytetarë nga Tirana të moshave 64-76 vjeç, 2 qytetarë nga Kurbini të moshave 61-66 vjeç, 2 qytetarë nga Durrësi të moshave 76-86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 936 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 157,610 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (30 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 669

Të shëruar në 24 orë 936

Të shtruar në spitale 158

Humbje jete në 24 orë 13

Testime ditore 4,835

Testime totale 1,202,716

Raste pozitive 170,131

Raste të shëruara 157,610

Raste Aktive 9,823

Humbje jete 2,698

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4,389

Durrës 1025

Fier 888

Shkodër 832

Vlorë 569

Elbasan 517

Lezhë 365

Berat 354

Korçë 259

Gjirokastër 233

Kukës 206

Dibër 186