AKTUALITET, 30 Shtator 2021, 18:36

Luftë e urdhëruar nga kartelet meksikane? Burgu në Ekuador kthehet në kasaphanë. Përleshje e përgjakshme mes dy bandave me 116 viktima

Luftë e urdhëruar nga kartelet meksikane? Burgu në Ekuador

Një luftë mes bandash në një burg në Ekuador, ka lënë të paktën 116 viktima gjatë dy ditëve të fundit. Sherri masiv mes tyre ka nisur ditën e martë, ku pavarësisht ndërhyrjes së autoriteteve, lufta ka vijuar dhe ditën e sotme.

Këtë të enjte, në burgun e qytetit të Guayaquil hynë 400 forca policie për të vendosur rregull dhe rend. Banorët e zonës raportojnë se kanë dëgjuar të shtëna dhe shpërthime nga burgu.

Forcat policore të Ekuadorit postuan video në llogarinë e saj në Tëitter të oficerëve që lëviznin përsëri në kompleksin e burgut Guayas, i njohur gjithashtu si Burgosjet Litoral.

Si u nisi lufta mes bandave?

Përleshja filloi për herë të parë të martën kur të burgosurit nga një krah i burgut u zvarritën në një vrimë të hapur në mur, për të kaluar në anën tjetër të burgut, aty ku ndodheshin anëtarët e bandës rivale.

Sipas BBC, të paktën gjashtë të burgosurve iu prenë kokën, të tjerët u qëlluan dhe disa u vranë nga granata. Policia arriti të evakuonte gjashtë kuzhinierë, të cilët ishin bllokuar në krahun ku ndodhi sherri masiv dhe vetëm dy policë u plagosën.

Drejtori i burgut të Ekuadorit, Bolívar Garzón, tha se policia kishte hyrë në burg në orën 14:00 me orën lokale (19:00 GMT) të martën dhe gjeti 24 trupa të pajetë. Sipas Garzón, të shtënat u ripërtëritën brenda burgut gjatë natës të martën deri të mërkurën dhe ndërsa policia kaloi krahët e burgut një nga një, ata gjetën shumë trupa të tjerë, duke e çuar numrin e të vdekurve në 116.

Kush janë palët e përfshira në këtë përleshje?

Fakti që nga përleshjet kanë mbetur të plagosur vetëm dy policë, tregon se përleshja ka qenë mes të burgosurve, dhe nuk ka pasur tentativë për arratisje nga burgu. Mediat vendase po raportojnë se vrasjet brutale mund të ishin urdhëruar nga jashtë burgut duke pasqyruar një luftë për pushtet midis karteleve meksikane që po zhvillohen aktualisht në Ekuador.

IEVP Litoral mban të burgosur nga Los Choneros, një bandë ekuadoriane e cila mendohet të ketë lidhje me kartelin e fuqishëm të drogës Sinaloa të Meksikës. Por një grup tjetër kriminal meksikan, karteli Jalisco Neë Generation (CJNG), po përpiqet gjithashtu të krijojë aleanca me bandat ekuadoriane për të marrë kontrollin e rrugëve të kontrabandimit të drogës që çojnë nga Ekuadori në Amerikën Qendrore nga rivalët e tij Sinaloa.

Prerjet e kokës dhe natyra brutale e dhunës e parë brenda burgut Litoral janë shenjat dalluese të karteleve meksikane, të cilët shpesh vrasin rivalët e tyre në mënyrat më të tmerrshme për të përhapur terror të mëtejshëm.