AKTUALITET, 30 Shtator 2021, 21:39

A do të jetë nesër krah Berishës në Shkodër? Si përgjigjet Jozefina Topalli

A do të jetë nesër krah Berishës në Shkodër? Si


Ditën e nesërme, Sali Berisha, do të jetë në Shkodër për të mbajtur "Foltoren" e rradhës, një cikël takimesh me bazën e Partisë Demokratike, që ai ka nisur, pasi Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar.

Jozefina Topalli, një figurë e rëndësishme e së djathtës shqiptare, është pyetur nëse ajo do të jetë nesër prezente në takimin e Berishës.

E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Topalli tha se "Foltorja" reflekton të gjithë idetë e saj dhe la të hapur mundësinë që të jetë edhe fizikisht prezente gjatë takimit.

"Lëvizja që kemi nisur ne vite përpara se të bëheshin listat e tij [Lulzim Bashës], ishte paraprirëse e Foltores. Foltorja po vjen tek lëvizja. Jam mbështetëse e kësaj lëvizje. Unë lexoj të gjithë tezat e mia aty, s’ka rëndësi jam apo jo fizikisht.

Unë jam aty, me të gjithë qëndrimet. Do të jem edhe fizikisht, a nesër, a pasnesër… Jam aty me të gjithë qëndrimet e mia", tha ndër të tjera Topalli. /TPZ.al/

[gallery ids="573712,573708,573707,573701,573699,573693"]