AKTUALITET, 30 Shtator 2021, 17:56

“Fëmija i parë afgan, i lindur në Shqipëri quhet Albi”, Rama: Mesazhi domethënës i vazhdimësisë së jetës edhe në kohë të vështira

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në ‘Facebook’ një lajm të mirë, ku fëmija i parë afgan i lindur në vendin tonë është quajtur Albi.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se ky është një mesazh domethënës i vazhdimësisë së jetës edhe në kohë të vështira.

MESAZHI I RAMËS

? Fëmija i parë afgan, i lindur në Shqipëri quhet Albi??

***ardhja e tij në jetë pasi prindërit ndoqën lirinë nga toka e tyre drejt Shqipërisë, është një mesazh domethënës i vazhdimësisë së jetës edhe në kohë të vështira ?

#KrenarpërShqipërinë??