TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 20-vjeçar shqiptar u arrestua në Itali pasi u kap duke transportuar kokainë. Policia ka ndaluar shtetasin me iniciale G.B. i cili po lëvizte me biçikletë.
Efektivët e karabinierisë konstatuan të riun i cili ndaloi përpara një makine duke i dhënë diçka drejtuesit të mjetit.
Policët u afruan dhe bënë të mundur arrestimin e të riut, ndërsa makina arriti të largohej.
Nga kontrolli fizik, atij iu gjetën 2 doza kokaine dhe 550 euro cash, të cilat dyshohet se ishin nga aktiviteti kriminal.