TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Media turke “Hurriyet”, shkruan se gashtë shtetasit turq, banorë të Kosovës, të identifikuar si përkrahës të Gylenit, janë deportuar për në Turqi, të enjten, pak orë pas arrestimit të tyre nga Policia e Kosovës. Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë Inteligjente në Turqi, kanë realizuar këtë operacion arrestimesh duke vënë në pranga Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya ve Yusuf Karabina, drejtues të institucioneve shkollore turke në Kosovë, dhe njëri prej tyre me profesion mjek Ata kanë qenë të pajisur me leje qëndrimi në Kosovë por atyre u janë pezulluar ato.
Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, përkatësisht Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion, bëri të ditur se në bazë të mandatit të saj për zbatimin e ligjit për të huajt, ka revokuar lejet e qëndrimit për shtetasit turq.
Megjithëatë mediat kosovare po aludojnë hapur se arrestimi dhe dëbimi i mësuesve të kolegjit Mehmet Akif është një marëveshje okulte mes presidentit turk Erdogan dhe atij Kosovar Hashim Thaçi. Shumë vende perendimore nuk kanë pranuar ti ekstradojnë gylenistët e cilësuar nga Erdogani si terroristë dhe bashkëpuntorë në hrushtin e shtetit, për shkak të drejtësisë së diktuar politikisht, klimës së terrorit dhe mugesës të së drejtave të njeriut që mbizotëron në Turqi. Por pushteti në Prishtinë ka dalë kundër kësaj rryme duke përzgjedhur përpara aleatëve perendimorë vëllain Erdogan. Shumë zëra influentë publikë kanë dalë hapur kundër kësaj politike të qeverisë së Kosovës.
Reagimet:
Veton Surroi
Kosova u çlirua dhe u pavarësua si një prej projekteve më të mëdha ndërkombëtare për të mbrojtur të drejtat e njeriut. Gati njëzet vjet pas çlirimit, shteti i Kosovës në vend se të mbrojë ua rrezikon të drejtat e njeriut pesë shtetasve të Turqisë duke i dorëzuar autoriteteve të cilat janë larg standardeve të drejtësisë. Një rënie e përditshme morale.
Shkëlzen Maliqi
Shpresoj se dorezimi i drejtorave te shkollave “Mehmet Akif” Turqise eshte lajm i rrejshem! Aktiviteti i tyre ne Kosove ka qene legal ne shkollat qe jane regjistrur sipas ligjeve tona dhe nese ne Kosove nuk kane qene nen hetime se jane duke zhvilluar veprimtari te rrezikshme per shtetin tone, e as Turqia nuk ka derguar deshmi tjera te bindshem se ata jane “terrorista” pos se jane “gylenista”, nuk ka pse te deportohen! Perkundrazi, duhet t’i ofrohet azili ose mundesia qe te zgjedhin ne cilin shtet duan te jetojne. Nuk e paragjykoj aspak se kush jane dhe cfare kane bere keta qe po thuhet se do te deportohen, por duke e ditur se me cfare histerie regjimi i Erdoganit largoi nga puna dhe i burgosi dhjetera mija “gyleniste” dyshoj se kjo eshte pjese e ndjekjes se turpshme te shtigave, nje fushate masive qe po e mbron pushtetin dhe tiranine e Erdoganit dhe jo aspak kontribut ne luften kunder terrorizmit.
Enver Robelli
Ekstradimi i shtetasve turq me leje te rregullta qendrimi ne Kosov quhet, perndryshe, krim shteteror. Keshtu Kosova nuk sillet me ndryshe se nje „ »republike bananesh“. Kete vendim te tmerrshem e marrin njerez qe edhe vete dikur kane qene te perndjekur nga nje regjim represiv dhe kane qene shume te lumtur qe shtetet perendimore u ofruan strehim. Ish-refugjatet Thaci dhe Haradinaj shnderrohen ne ekstradues dhe sherbetore te nje regjimi qe drejtesine e ka shnderruar ne instrument terrori.
Astrit Gashi
Ramush, Hashim e Kadri kah po e qoni keshtu Kosoven! Dikur thojshit kah BE e SHBA, sot e dje kah Turqia e Erdoganit e Rusia!