TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në të njëjtën orë dhe me të njëjtën përmbajtje u shpërndanë dy deklaratat e ministrave të Jashtëm, atij të Shqipërisë dhe Greqisë, pas takimit për më shumë se tre orë në Tiranë.
Kotzias dhe Bushati folën sigurisht për çështjen e detit, por nga deklarata e shpërndarë e që është shkruar në Tiranë, vetëm se në dy gjuhë të ndryshme, kuptohej që bisedimet janë në krizë.
Nga Tirana zyrtare asgjë nuk ka “rrjedhur” se çfarë u diskutua në takimin kokë më kokë mes dy ministrave, por mediat greke e kanë hedhur “provokimin” e parë.
Është pikërisht çështja çame ajo që ka ndarë dy vendet nga arritja e një marrëveshje përfundimtare. Sipas televizionit Skai, Tirana insiston në njohjen e çështjes çame, ku kryeministri Edi Rama ka folur kohët e fundit edhe për kompensim.
Por nga ana tjetër Athina nuk ndryshon pozicionin fiks të vetin, se nuk e njeh çështjen çame dhe nuk pranon që ajo të diskutohet.