AKTUALITET, 29 Mars 2018, 18:42

Francë, Nikolas Sarkozi do të përballet në gjyq për korrupsion

Francë, Nikolas Sarkozi do të përballet në gjyq për

Ish-presidenti francez, Nikolas Sarkozi do të përballet me një gjyq për korrupsionin dhe ndikim tek gjyqësori, sipas mediave franceze.

Rasti bazohet në thirrjet telefonike të përgjuara në vitin 2014-të, në të cilin Sarkozy thuhet se ka kërkuar të ndikojë në gjyqtarët që po shqyrtonin financimin e dyshuar si të paligjshëm të fushatës së tij.

Gjykatësi, Gilbert Azibert dhe avokati i Sarkozy pritet gjithashtu të gjykohen. Por, ata kanë mohuar se kanë bërë diçka të ndaluar.

Gjithashtu ish-presidenti është akuzuar për marrjen e fondeve të fushatës nga udhëheqësi libian Muamar Gadafi.

“Le Monde” dhe agjensia e lajmeve AFP citojnë burimet gjyqësore duke thënë se Sarkozi do të dalë në gjyq për çështjen e ndikimit.

Në thirrjet telefonike, Sarkozy thuhet se përdorte një bashkëpunëtor, Paul Bismuth dhe se ka ofruar një rol të rëndësishëm në Monako për Azibert, në këmbim të informacionit për rastin e financimit.