TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një helikopter në pronësi të kreut të klubit anglez “Leicester City” është përplasur në një parkim makinash, pranë “King Power Stadium” vetëm pak minuta pas përfundimit të ndeshjes Leicester- West Hemin.
Sipas mediave britanike mendohet se në helikopter ndodhej edhe vetë presidenti i klubiy Vichai Srivaddhanaprabha, ose i biri. Identiteti i pasagjerëve nuk bëhet ende i ditur. Nuk dihet gjithashtu nëse nga ngjarja ka të mbijetuar. Dëshmitarët thanë se helikopteri u përplas, pak pasi kishte lënë pistën dhe mori flakë. Srivaddhanaprabha, që bleu klubin e futbollit në vitin 2010, zakonisht pas ndeshjes fluturon drejt Londrës. Biznesmeni tajlandez 60 vjeçar, ndihmoi që Leicester të fitonte titullin e Premier League në vitin 2016.
https://www.youtube.com/watch?v=JSJgsIff80Q