“Kërcënimet” e Bulut në Radiotelevizionin e Turqisë duket se kanë mbërritur në Athinën zyrtare pasi gazeta greke “Protothema” e ka pasqyruar intervistën e tij, duke shkruar se këshilltari kishte përdorur dhe më herët retorikë provokuese.
“Prezenca ushtarake e Turqisë në Detin Egje është sa trefishi i Greqisë. Një luftë e Greqisë me Turqinë përfundon në katastrofë për Greqinë. Zgjat vetëm 3-4 orë dhe përfundon me katastrofë për Greqinë”, ka thënë Yigit Bulu.
Sakaq, pas incidentit të javës së kaluar mes fregatës greke e cila interceptoi një anije kërkim-zbulimi turke në Egje, Bulut tha se Athina po nxitej nga fuqitë e mëdha për të sulmuar Turqinë.