TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një grua e armatosur me një thikë kuzhine ka sulmuar të paktën 14 fëmijë në një çerdhe në Chongqing në Kinën qendrore, njoftoi policia lokale të premten.
Në qytetin e Chongqing qarku Banan fëmijët u ulën kur u kthyen në klasë pas ushtrimeve të tyre në mëngjes në Yudong New Century Kindergarten rreth orës 9.30 në orën lokale.
Rojet e sigurisë dhe personeli i shkollës arritën të ndalojnë 39-vjeçaren dhe e morën në paraburgim.
Një banore e Chongqing Xia Yang tha se sulmi i kishte shokuar banorët e qytetit, një metropol prej rreth 30 milionë banorësh.
"Kjo ndodhi kur fëmijët po hynin në portën e shkollës ... Agresorja vrapoj në drejtim të atyre me një thikë. Mësuesit ishin të shtangur", tha Zhang Jing, i cili jeton pranë shkollës.
Incidenti i të premtes nuk është hera e parë që fëmijët e shkollave në Kinë janë lënduar nga njerëzit që përdorin thika. Nëntë studentë u vranë në një shkollë të mesme në provincën Shaanxi në prill nga një 28-vjeçar i cili më vonë u dënua me vdekje.