TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia holandeze ka arrestuar një 37-vjeçar, të dyshuar për sulmin në një tramvaj në Utrecht të Holandës, ku tre persona u vranë, ndërsa pesë të tjerë u plagosën. Ai është shtetasi turk, Gökman Tanis.
Mediat raportojnë se, 37-vjeçari kishte hapur zjarr ndaj një të afërmi ‘për arsye familjare’ dhe, më pas qëlloi edhe personat e tjere që tentuan të ndërhyjnë.
Kryeministri holandez, Mark Rutte, i cilësoi të shtënat si atentat.
Ai nuk përjashtoi mundësinë e një akti terrorist.
“Vendi ynë është tronditur sot nga një atentat”, tha Rutte.
“Dhuna ka prekur njerëz të pafajshëm. Një akt terrori është një sulm kundër civilizimit tonë. Nuk do të përkulemi para intolerancës”, tha ai.