AKTUALITET, 15 Korrik 2020, 11:59

Takimi Meta-Basha, dalin detajet nga biseda. Çfarë kërkoi presidenti nga kreu i opozitës


Zbardhen detaje nga takimi i sotëm në Presidencë, gjatë bisedës së zhvilluar mes kreut të shtetit, Meta dhe kryedemokratit Basha.

Meta e ka falënderuar Bashën për bashkëpunimin gjatë periudhës së pandemisë dhe pjesëmarrjen konstruktive në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe mos rënien pre për largimin nga tryeza politike pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

“Do kërkoja nga ju që ti qëndronit me besnikëri marrëveshjes së firmosur me përfaqësuesit e mazhorancës dhe të ruani qetësinë dhe në këto momente kur ka përpjekje për të cënuar rëndë Kushtetutën e vendit në mënyrë kriminale dhe për të shkatërruar çdo lloj legjitimiteti të institucioneve në vend”- tha Meta.

Sipas tij, kjo është edhe arsyeja e kërkesës për takim, “pas kërkesës suaj para dy ditësh ku parashtruat shqetësimet tuaja”.

Meta ka theksuar se a “ajo që na bashkojnë sot janë Kushtetuta dhe integrimi Europian i Shqipërisë.

Keni rol të rëndësishëm me qetësi dhe përgjegjshmërinë tuaj për të bashkëpunuar edhe me partnerët europianë dhe boten demokratike se e kam theksuar se gjatë tensioneve artificiale në vendin tonë, se konfliktet në Shqipëri s’janë të rastësishme, jini të vetëpërmbajtur.

E rëndësishme është të mos bëjmë aventurë me Kushtetutën”.