AKTUALITET, 8 Shkurt 2020, 17:38

Shkëmbim zjarri mes policisë greke dhe tre shqiptarëve në Korinth

Shkëmbim zjarri mes policisë greke dhe tre shqiptarëve në

Një konflikt i armatosur me armë zjarri është shënuar në Korinth të Greqisë, me protagonistë policinë greke dhe tre shtetas shqiptarë.

Policia greke po vëzhgonte prej kohësh një automjet të dyshimtë, që mendohej se kishte lidhje me disa vjedhje në zonë.

Sapo e ka pikasur atë dhe është vënë në ndjekje, nga mjeti është hapur zjarr. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, janë plagosur dy prej grabitësve, shtetas shqiptarë, ndërkohë që është arrestuar i treti.

Një prej të plagosurve është duke marrë mjekim në Spitalin e Thriasios, ndërsa tjetri në atë të Korinthit. Dy shqiptarët kanë marrë plagë në këmbë.