AKTUALITET, 8 Shkurt 2020, 15:32

Detaje, si u grabit me pistoletë lodër pika e “Kredo” në Durrës

Detaje, si u grabit me pistoletë lodër pika e “Kredo”

Pika e institucionit të dhënies së kredive në Durrës “Kredo” është grabitur në mes të ditës. Një person ia maskuar ka hyrë brenda dhe nën kërcenimin e armës ka marrë rreth 100 mijë lekë.

Ojekti ndodhet në afërsi të stacionit të trenit në Durrës.

Në njoftimin paraprak nga policia, bëhet me dije se, një person ende i paidentifikuar dyshohet ta ketë realizuar grabitjen nën kërcënimin e një sendi të ngjashëm me armë zjarri pistoletë (pistolete loder).

Durrës/Informacion paraprak

Në Durrës, në lagjen nr 12, në një rrugë dytësore, në filialin e një banke të nivelit të dytë, rreth orës 14:24, një person ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e një sendi të ngjashëm me armë zjarri pistoletë ka marrë lekët mbi banak, një shumë rreth 100.000 lekë dhe është larguar me vrap

Shërbimet e Policisë së Durrësit me marrjen e njoftimit janë vënë në ndjekje të autorit ku është rrethuar zona në një perimetër të gjerë.

Në kontroll të zonës është angazhuar edhe FNSH dhe forca e posaçme “Shqiponjat”, ku vijon kontrolli edhe me pika kontrolli në rrugica e rrugë kryesore.

Grupi Hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po vijon punën për administronin e çdo prove që do shërbejnë në identifikimin dhe më pas kapjen e autorit.