AKTUALITET, 23 Shkurt 2019, 08:36

Fillon dëbora. Zbardhet Durrësi deri në breg të detit

Fillon dëbora. Zbardhet Durrësi deri në breg të detit

Ashtu siç u njoftua një ditë më parë e shtuna është gdhirë e bardhë në shumë qarqe të Shqipërisë.

Reshje të shumta dëbore ka pasur në veri të vendit si në Dibër, kryesisht në zonat malore por edhe në Juglindje. Edhe Korça është mbuluar nga bora, ndërsa surprizë kanë qenë flokët e saj në Durrës.

Reshje të pakta bore kanë nisur edhe në kryeqytet, ndërsa Dajti është zbardhur i gjithi. Deri tani nuk raportohen probleme për lëvizjen.