SPORT, 10 Mars 2020, 12:03

Champions League/ Edhe Barcelona mbyll dyert nga Koronavirusi, ndeshja me Napolin do të luhet pa tifozë


Pas Europa League, alarmi i koronavirusit prek edhe Champions League. Tani është zyrtare.

Morisë së ndeshjeve pa tifozë në turnetë ndërkombëtarë i shtohet edhe ajo mes Barcelonës dhe Napolit, në program për t’u luajtur të mërkurën e ardhshme.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi katalanas.

Pas mbledhjes me autoritetet vendore është vendosur të luhet me dyer të mbyllura si masë ndaj rrezikut sanitar që lidhet me këtë ndeshje.