TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zvonimir Boban është larguar nga Milan për cështjen e duhur, si specifikoi klubi kuqezi, por ish-mesfushori kroat nuk ka ndërmend ta pranojë justifikimin. Pas ka marrë letrën e shkarkimit, Boban i ka besuar Il Giornale reagimin e tij: “Intervista ime është ligjërisht kuptueshme e vjen pas shumë pyetjesh e sqarimesh të brendshme, të gjitha të injoruara. Nuk e dija që ishim në Korenë e Veriut”.
Ajo që shpërtheu kaosin në kampin e Milan ka qenë interesi i Elliott për teknikun gjerman Ralf Rangnick. Ishte kjo ajo që shkaktoi thyerjen mes Ivan Gazidis e Zvonimir Boban (që ishte në krye të anës sportive bashkë me Maldini). Tani, ish-Chief Football Officier “betohet” se kuqezinjtë me Rangnick e kanë mbyllur prej kohësh: “E kishin mbyllur që në dhjetor pa na thënë asgjë”.