SPORT, 9 Mars 2020, 20:06

Izolohet futbolli europian, edhe Bundesliga drejt vendimit të ndeshjeve pa tifozë!

Izolohet futbolli europian, edhe Bundesliga drejt vendimit të ndeshjeve pa

Futbolli elitar në shtetet më të mëdha të Europës po shkon drejt izolimit. Pas Serie A në Itali, Ligue 1 në Francë dhe disa ndeshjeve në Champions League dhe Europa League, edhe Bundesliga mund të luhet me dyer të mbyllura gjatë javëve në vazhdim.

Kreu i Federatës Gjermane të Futbollit, Christian Seifert, ka deklaruar këtë të hënë se dëshira e të gjithëve është që ndeshjet e Bundesligas të luhen me tifozë, por koronavirusi tashmë ka mbrritur edhe në Gjermani dhe të gjitha gjasat që të merret vendimi për vazhdimin e kampionatit me ndeshje pa praninë e tifozëve.

“Të gjithë dëshirojmë vazhdimin e Bundesligës me stadiumet e mbushura si gjithmonë, por kjo është në pikëpyetje për momentin.Dëshirojmë të luajmë në prani të spektatorëve në ndeshjet e ardhshme, ama kjo nuk është një gjë shumë e mundshme. Sesa tifozë do të lejohen, gjithmonë nëse do të lejohen, mbetet për t’u vendosur nga autoritetet,” përfundoi Seifert.