TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Boca Juniors është kampione e Argjentinës për herë të 34 në histori. Festa është e gjitha për Xeneizes, që në javën e fundit të kampionatit argjentinas kanë kaluar në renditje rivalët historikë të River Plate. Triumf i Boca falë golit të Tevez, që ka mposhtur Gimnasia La Plata, ndërkohë që Millionarios kanë barazuar 1-1 në shtëpinë e Atletico Tucuman.
Tevez është konfirmuar heroi në Bombonera, pikërisht nën sytë e një legjende si Diego Armando Maradona. Euforia e tifozëve ka shpërthyer menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, kur është mësuar se janë ata kampionët e vendit, duke përfshirë edhe lojtarët e Boca Juniors.
