SPORT, 8 Mars 2020, 13:54

Burg për Ronaldinho, një peshqir rozë për të fshehur turpin e prangave

Burg për Ronaldinho, një peshqir rozë për të fshehur


Ronaldinho duhet të qendrojë në burg bashkë me të vëllain, në Paraguay. Përdorimi i dokumentave false meriton këtë dënim, të shprehur nga gjykatësja Clara Ruiz Diaz, që ka aplikuar paraburgimin për të dy vëllezërit brazilianë, për një kohë që mund të shkojë deri në 6 muaj. Në proces, që zgjati më shumë se 6 orë, gjykatësja paraguajane vendosi të mbajë në burg ish-yllin e Selecao, bashkë me të vëllain.

Ish-sulmuesi i PSG, Barcellona e Milan u ndalua dy ditë më parë në Asunción, së bashku me të vëllain, për faktin se kanë hyrë në shtetin amerikano-jugor me një pasaportë false. Sot Gjykatësja Clara Ruiz Diaz vendosi për ta paraburgimin, që mund të zgjasë deri në gjashtë muaj.

[video width="416" height="234" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/03/Ronaldinho_Arrestato_20200307233014_400k.mp4"][/video]