TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Coronavirusi ka “gjunjëzuar” futbollin, shumë ndeshje janë zhvilluar pa praninë e spektatorëve, madje edhe disa ndeshje të Champions League do të luhen pa tifozë.
Sipas gazetës franceze “L’Equipe”, ndeshja e së mërkurës mes PSG-së dhe Dortmundit në Parc des Princes mund të mos zhvillohet, dhe nëse luhet atëherë do të zhvillohet pa praninë e tifozëve në stadium.
I njëjti fat edhe për përballjen Juventus-Lyon, që ka edhe një specifikë tjetër. Si pasojë e gjendjes së vështirë në veri të Italisë, nuk përjashtohet mundësia që kjo ndeshje të spostohet në një fushë asnjanëse.
Ndërkohë edhe në Spanjë janë tërhequr nga vendimi që ndeshja Barcelona-Napoli të luhej me tifozë. Sipas mediave iberike, edhe kjo sfidë po shkon drejt dyerve të mbyllura.