TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe kryeministri shqiptar Edi Rama ranë dakord të përshpejtonin negociatat, pas zgjedhjeve në Shqipëri, për përfundimin e një marrëveshjeje të përbashkët me qëllim referimin e caktimit të kufijve të Zonave Detare të dy vendeve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.
Mitsotakis përsëriti mbështetjen e Greqisë për kursin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa Rama falënderoi Kryeministrin për shpërndarjen falas të 20,000 vaksinave në Shqipëri.
Kyriakos Mitsotakis përsëriti interesin e qëndrueshëm të Greqisë për Pakicën Kombëtare Greke si dhe për përparimin e Shqipërisë në fushat e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, të cilat janë ndër parakushtet që BE ka vendosur për Shqipërinë.
Në fund Mitsotakis, përgëzoi Ramën për zgjedhjen e Shqipërisë si një anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në dy vitet 2022-2023.