SPORT, 8 Mars 2018, 10:48

Ceremonia e lamtumirës së Astorit, Inter dhe Juventus nderojnë kapitenin

Në Firence po mbahet ceremonia e lamtumirës të kapitenit Davide Astori, i cili humbi jetën të dielën, pas një ataku kardiak në hotel.

Ceremonia është duke u zhvilluar në Bazilikën e Kryqit të Shenjtë në Firenze, teksa më pas kortezhi do t’i drejtohet San Pellegrinos, vendit, ku Astori lindi dhe do të prehet.

Në homazhet për nder të kapiteni ka një dyndje njerëzish, ku është konfirmuar se do të jetë e gjithë skuadra e Interit, e cila ka ndryshuar edhe planet e stërvitjes, për të qenë e pranishme.

Gjithashtu, 11 futbollistë të Juventusit, bashkë me trajnerin Alegri, janë nisur nga Londra për të qenë pjesë e ceremonisë mortore, teksa konfirmohet se do të marrin pjesë edhe shumë futbollistë e trajnerë të tjerë të Serisë A.