TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Italia është bërë vendi më i radhës në Evropë, ku zgjedhjet e përgjithshme kanë sjellë ngritjen e politikanëve të krahut të djathtë dhe një tendencë e tillë po përfshin mbarë kontinentin.
BE po zhvendoset në anën e djathtë të spektrit politik. Euroskepticizmi, anti-emigracioni dhe pikëpamjet nacionaliste duket se janë gjithnjë e më tërheqëse për publikun.
Itali
Italia votoi më 4 mars 2018 për të zgjedhur ligjvënësit në të dy dhomat e parlamentit të saj. Në valle ishin 630 vende në Dhomën e Poshtme të Deputetëve dhe 315 në Senat. Rezultari pritet të jetë një parlament i ndarë, ku duhet një koalicion i gjerë, pas fitimit të forcave të djathta dhe atyre anti-globaliste.
E djathta në rritje
‘Lega’ dhe ‘Forza Italia’ morën 37% e votave për dhomën e ulët dhe 37.5% për senatin.
Mesazhi anti-imigracioni i ‘Legas’ mori 17.6%, ndërsa forca konservatore ‘Forza Italia’ dhe udhëheqësi i saj kontrovers, Silvio Berluskoni, morën 14.4%.
Lëvizja ‘5 Yjet’, e cila u shpall partia me më shumë vota, ka një qasje mëtë gjerë ideologjke, duke ndarë tendencat euroskeptike me të djathtën.
Austri
Zgjedhjet e 15 tetorit 2017 e dorëzuan qeverinë në duart e së djathtës. Nga 183 vende në Këshillin Kombëtar, 113 përfunduan në duart e koalicionit të udhëhequr nga kancelari më i ri ndonjëherë, Sebastian Kurz.
E djathta në rritje
Partia Popullore e Austrisë (OVP) ishte fituesja e madhe me 31.5 përqind të votave. Imazhi karizmatik i Kurz, premtimet e tij për kontroll më të ashpër të emigracionit dhe reagim kundër ‘islamit politik’ i mjaftuan OVP-së që të merret kontrollin e Këshillit Kombëtar e vetme.
Gjermani
Gjermanët shkuan në votime më 24 shtator 2017, për të vendosur përbërjen e Bundestagut prej 709 anëtarësh. Kancelarja Angela Merkel dhe aleanca e saj liberale-konservatore, pro-evropiane Demokratike politike (CDU/CSU) u shpall fituese por iu desh sërish koalicion me SPD për të foprmuar koalicionin.
E djathta në rritje
Alternativa për Gjermaninë (AfD), megjithëse nuk siguroi shumicën, arriti një fitore të madhe, duke u futur në parlament për herë të parë. 12.6% e votave (trefishim nga 2013) erdhi në kurriz të CDU/CSU dhe SPD. Gjermanët u dyndën në AFD për shkak të axhendës anti-emigracionit, anti-islami dhe euruskeptike të partisë.
Holandë
Zgjedhjeve e 15 marsit 2017 sollën një votë të larmishme në parlamentin prej 150 anëtarësh, por të djathtët ishin ndër fituesit më të mëdhenj, duke përfshirë edhe partinë e euroskeptikut të njohur, Geert Wilders.
E djathta në rritje
Partia për Liri (PVV), e udhëhequr nga Geert Wilders, kapi vendin e dytë me 13.1 të votave, në kurriz të partisë në pushtet të Mark Ruttes, që është kryeministër. Wilders është kundërshtar i rrisjet së Islamit në Evropë i emigracionit si dhe i fuqisë politike që BE ka mbi vendet anëtare.
Hungari
E djathta ka qenë në pushtet, që kur partia e kryeministrit Orban, korri një fitore të thellë në vitin 2010. Në prill 2018 ka sërish votime dhe pritet që hungarezët të qëndrojnë djathtas.
E djathta në rritje
‘Fidesz’ – Aleanca Qytetare Hungareze, partia euroskeptike konservatore e Orbanit, humbi jo pak popullaritet në 2014, duke rënë nga 52.73% në 44.87%. Fidesz erdhi në rënie duke vajtur nën 40%, deri në vitin 2015, kur Hungaria u godit nga fluksi i emigrantëve. Orban mbajti një qëndrim të ashpër ndaj emigracionit, duke ulur kuotat e refugjatëve që pranoi dhe duke ndërtuar barriera kufitare për të kufizuar ardhjet e paligjshme. Kjo çoi në rritje të vazhdueshme të popullaritetit të kryeministrit dhe deri në fund të shkurtit 2018, sondazhet parashikuan 52.9% mbështetje për partinë ‘Fidesz’, edhe më shumë se viti 2010.
Poloni
Polonia kaloi djathtas në tetor 2015, kur partia Ligji dhe Drejtësia (PiS) arritën të mposhtin ‘Platformën Qytetare’, duke përmbysur balancën qeveri-opozitë.
E djathta në rritje
Ligji dhe Drejtësia (PiS) ka fituar vazhdimisht vota që nga krijimi i saj në vitin 2001 nga vëllezërit Kaczynski. Në vitin 2015 u ngjit në pushtet me 37.58% të votave, pothuajse dyfishuar vendet në parlament krahasuar me vitin 2011. Si kryeministri, ashtu edhe presidenti vijnë nga kjo parti dhe mbështetja për presidentin Duda është 72%. PiS vijon të rritet dhe në sondazhet e shkurtit 2018 ka ënjë mbështetje prej 43% në vend.
Suedi
Suedia ka dy forca të djathta, që aktualisht janë në opozitë: ‘Aleanca’ kryesuar nga partia e Moderuar e qendrës së djathtë dhe Demokratët suedezë, që veprojnë vetëm.
E djathta në rritje
Demokratët suedezë kapën 12.9% të votave të vitit 2014, duke dyfishuar ndikimin në legjislaturën kombëtare. Ata kërkojnë pavarësi ekonomike dhe politike nga BE, por ndoshta pjesa më e rëndësishme e mesazhit të tyre është se Suedia nuk duhet të pranojë më shumë emigrantë.
Zvicra
Zvicra votoi së fundmi për Këshillin Kombëtar të Zvicrës me 200 vende dhe i atë të Shteteve me 46 anëtarë. Rezultati ishte rritje për Liberalët e qendrës së djathtë dhe Partia Popullore që ka një vijë më të ashpër.
E djathta në rritje
Partia Popullore Zvicerane fitoi 29.4% të votave, duke thyer rekordin 50-vjeçar për numrin e vendeve në Këshillin Kombëtar të mbajtur nga ndonjë parti. Mesazhi i tij kryesor përfshin një zvogëlim të përfshirjes në blloqet ndërkombëtare, duke përfshirë BE-në dhe NATO-n dhe kontrollet më të ashpra të emigracionit.
Danimarkë
Zgjedhjet e përgjithshme në Danimarkë për vitin 2015 dëshmuan rritjen më të madhe të partisë së krahut të djathtë dhe rënien më të madhe të partisë në pushtet.
E djathta në rritje
Partia Popullore e Danimarkës doli e dyta me 21.1% të votave, duke dyfishuar praninë e saj në parlament. Politikat e saj përfshijnë ruajtjen e identitetit kombëtar danez duke kufizuar multikulturalizmin dhe asimilimin e emigrantëve jo-perëndimorë. Ajo dëshiron që Danimarka të mbajë monedhën e saj kombëtare dhe të ruajë sovranitetin e saj nga tejkalimi i fuqisë së BE.
Francë
Franca ndryshon nga vendet e tjera në listë, duke qenë se partia e djathtë nuk ia doli që të kishte shumë rritje në votimine vitit të shkuar. Po zgjedhjet presidenciale futën në valle një politikane të krahut të djathtë.
E djathta në rritje
Marine le Pen, udhëheqësi e Frontit Kombëtar, kandidoi për presidente në prill dhe maj 2017. Axhenda e saj u kombinua me elementet e së drejtës evropiane, duke përfshirë euroskepticizmin, nacionalizmin ekonomik dhe anti-emigracionin. Pen siguroi mbi 21% të votave në raundin e parë, pak mbrapa Macron me 24%.
Në fund mund të thuhet se e djathta po ‘kacavirret’ në mbarë Europën, duke përmbysur peizazhin politik në kontinent.
Hashtag.al