TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nuk mund të buzëqeshë Uruguai për gjendjen fizike të Edinson Cavanit në vigjilje të çerekfinaleve kundër Francës, edhe pse lajmet që vijnë nga qendra e grumbullimit të Celeste janë më të mira se sa ishin parashikuar menjëherë pas sfidës së fituar me Portugalinë, kur Botërori i Matador dukej i mbaruar. Rezonanca magnetike, të cilës sulmuesi i është nënshtruar të hënën, evidentoi një edemë në pulpën e majtë, pa këputje të fibrave muskulare.
Cavani, megjithatë, vështirë të jetë në fushë në ndeshjen kundër Francës, në program të premten. Nga Federata uruguaijane bëjnë të ditur se “lojtari ndjen ende dhimbje dhe do të vazhdojë punën e diferencuar dhe riaftësimin fisioterapik. Situata e tij do të kontrollohet ditë pas dite”.