TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ishte një dështim i madh eliminimi i Spanjës nga Botërori i Rusisë. Iberikët e nisën keq kompeticionin, duke larguar nga detyra e trajnerit Lopeteguin, për ta zëvendësuar me Hierron, aventura e të cilit duket e mbyllur pas humbjes me Rusinë. Tani në Spanjë po mendojnë për trajnerin e ri dhe dy janë kandidatët kryesorë.
Sipas asaj që bën me dije “As”, Kike Sançez Flores dhe Luis Enrike kanë shanse për t’u ulur në stolin e Spanjës. Flores, pas largimit nga Espanjoli në prill, konsiderohet favorit, pasi ka eksperiencë në Spanjë dhe jashtë saj. Ai ka drejtuar më parë edhe Benfikën dhe Uatfordin. Shtypi spanjoll shkruan se Flores ka aftësitë për të bërë ndryshimin e duhur te Spanja.
Por edhe ish-trajneri i Barcelonës, Luis Enrike, ka mundësi për të marrë drejtimin e Spanjës. Ai nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të drejtuar ekipin kombëtar spanjoll. Ka edhe kandidatë të tjerë, si Rafa Benitez, Unai Emeri dhe Roberto Martinez, por të gjithë këta janë nën kontratë me klube apo kombëtare të tjera.