SPORT, 2 Korrik 2018, 19:53

Trajneri i Meksikës vrer ndaj Nejmarit: Është i turpshëm, ky është një sport burrash!

Trajneri i Meksikës vrer ndaj Nejmarit: Është i turpshëm, ky

Trajneri i Meksikës, Huan Karlos Osorio, ka shpërthyer në akuza për Nejmarin, duke e kritikuar për sjelljet e tij në fushën e lojës, sa herë që rrëzohej në tokë.

“Luajtëm mirë dhe patëm 53% mbajtje topi. Por për fat të keq, harxhuam kaq shumë kohë për një lojtar si Nejmar. Është një turp për futbollin. Arbitri dha shumë faulle që nuk ekzistonin. Gjyqtari ndalte lojën sa herë kishte në kontakt të vogël. Lojtarët e mi u lodhën nga kjo situatë ku loja ndalohej aq shpesh. Në një moment loja u ndal për plot 4 minuta, dhe kjo është diçka negative për futbollin. Ky është një sport për burra dhe nuk duhet të ketë të tillë aktrim.