SPORT, 1 Korrik 2018, 23:35

Shpallet lojtari më i mirë i Kroaci-Danimarkë... është portieri Shmajkëll

Kroacia dhe Danimarka diskutuan mes tyre në “Nizhny Novgorod Stadium” një biletë për në çerekfinalet e Botërorit. Koha e rregullt përfundoi 1-1, me dy gola mjaft të shpejtë nga Jorgensen (1’) dhe Mandzukic (4’). Në shtesë, pikërisht në minutën e 113-të, Modriç humbet një penallti. Portieri Shmajkëll priti gjuajtjen e yllit të Real Madridit. 120 minutat u mbyllën 1-1, ndërsa me penallti fitoi 3-2 duke kaluar në çerekfinale, ku do të përballet me Rusinë. Menjëherë pas përfundimit të gjuajtjeve të penalltive, FIFA shpalli lojtarin më të mirë të ndeshjes. Kasper Shmajkëll i cili priti dy 11-metërsha dhe një gjatë lojës, u vlerësua si më i miri i sfidës.

Image