SPORT, 2 Korrik 2018, 21:33

Befason Murinjo për ecurinë e Botërorit: Eleminimi i të mëdhave është…

Befason Murinjo për ecurinë e Botërorit: Eleminimi i të

Botërori i çudirave është cilësuar ky kompeticion në Rusi. Të shumta kanë qenë komente në lidhje me ecurinë e tij dhe eliminimin e papritur të skuadrave të mëdhaja. I fundit që ka komentuar ka qenë trajneri i Mançester Junajtidit i cili shprehet i lumtur për ecurinë e këtij evenimenti.

Në një deklaratë të bërë për “Russia Today”, ai ka thënë: “Skuadrat e mëdha të këtij Botërori kanë humbur dhe kanë shkuar në shtëpi”.

“E gjitha kjo është fantastike. Tregon se futbollit është një sport skuadre. Kombëtaret nuk duhet të varen nga yjet”.