TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Babai i Granit Xhakës, ka folur për herë të parë lidhur me shqiponjat që u bënë në golat e Zvicrës, në ndeshjen kundër Serbisë.
Në këtë ndeshje, u dënua edhe i biri i tij, së bashku me Xherdan Shaqirin.
Një fushatë u hap për të mbledhur para, me qëllim që të gjithë të mundnin të ndihmonin duke paguar gjobën e vendosur nga FIFA.
Teksa shpjegon se shqiponja është si tatuazh për gëzimin e shqiptarëve, Ragip Xhaka falënderon të gjithë ata që kontribuan për të paguar gjobën.
Shuma e mbledhur ishte 26981 dollarë, thuajse 2000 dollarë më shumë se shifra totale që duhet të paguajnë Xhaka, Shaqiri, Lichsteiner pas dënimit,
Babai i Granitit zbulon se futbollistët kanë vendosur që paratë e mbledhura të shkojnë për të ndihmuar tre fëmije të sëmurë, një në Shqipëri, një në Kosovë dhe një në Zvicër.
Postimi i babait të Granit Xhakës:
Shenja e shqiponjës është si një tatuazh i gëzimit te shqiptareve ne festa, ne dasma, ne koncerte, ne ndeshje futbolli dhe nuk ka brenda asnje urrejtje apo madje asnje lidhje me te tjeret, po eshte thjesht nje shenje dalluese qe shqiptaret e njohin menjehere e nuk kane nevoje per shpjegime!
Prandaj edhe jemi shume te cuditur me reagimin e atyre qe e perjetuan shenjen tone si ofensive per ta apo atyre qe e trajtuan si gjest politik! Por nuk jemi aspak te cuditur me solidaritetin e shume shqiptareve qe jane ndjere keq nga keqinterpretimet e shenjes dhe kane marre pjese ne iniciativen e Edi Rames per te kontribuar simbolikisht per gjoben e padrejte qe na u vu! I falenderojme shume jo per shumen, po per faktin qe na kthyen 20 mije fish gezimin qe u dhame me shenjen e shqiponjes pas golave!
Te tre futbollistet e gjobitur per shenjen e shqiponjes kane vendosur qe parate e mbledhura nga iniciativa e Kryeministrit Rama te shkojne per te ndihmuar tre femije te semure, nje ne Shqiperi, nje ne Kosove dhe nje ne Zvicer.